Secondary Adv

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha evropiane ka prekur ditën e hënë nivelin më të ulët historik.

Kjo javë ka nisur me zhvillime të rëndësishme në tregun valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane (euro) ka prekur nivelin më të ulët historik, duke u këmbyer pranë kufirit prej 97 lekësh.

 

Të dhënat e ditës së hënë tregojnë se një euro është blerë nga qytetarët me 97.2 lekë dhe është shitur me 97.8 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, euro është zhvlerësuar me gati 4%.

 

Dollari Amerikan po ashtu në rënie

Në një tendencë të ngjashme, edhe dollari amerikan ka shënuar rënie, duke u këmbyer me vetëm 83 lekë. Kjo do të thotë se për 100 dollarë të shkëmbyer, qytetarët marrin mbrapsht 8,300 lekë.

 

Roli i turizmit

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e vlerës së valutave lidhet ngushtë me rritjen e ndjeshme të fluksit turistik në vend. Me ardhjen e një numri të madh vizitorësh të huaj, oferta e valutës në treg është shtuar ndjeshëm, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit. /Shqiptarja


Më të lexuarat